NASA teston parashutën supersonike

Agjencia amerikane e kozmosit NASA të mërkurën duhet të testojë parashutën deri më tash më të madhe, e cila nevojitet para së gjithash që anijet kozmike, të cilat do t’i çojnë njerëzit në Mars, të mund të lëshohen në atë planet.

Meqë atmosferë e Marsit nuk është tepër e dendur, parashuta e cila duhet të ngadalësojë anijen e rëndë kozmike e cila shkon me shpejtësi të madhe, duhet të jetë shumë i fortë. Quhet ngadalësues supersonik i dendësisë së vogël.

NASA ka filluar ta testojë këtë teknologji në vitin 1976, por meqë ka qëllim që deri në vitin 2030 të dërgojë njerëz në Mars, atëherë duhet të testojë parashutat e gjeneratës së re dhe të teknologjisë së re, të cilët do t’ua bëjnë të mundshme fluturakeve të aterrojnë lehtësisht.

Testimi i parashutës është paraparë për orën 17.30 sipas GMT-së, NASA do të dërgojë një pjatë fluturuese me parashutën në lartësi prej 137 kilometrash mbi Pacifik, me ndihmën e një baloni kolosal. Ai pastaj do ta lëshojë fluturaken, e cila me ndihmë e forcës shtytëse të raketës do të ngritet në 55 kilometra lartësi.

Pjata do të lëshohet 2,35 herë më shumë se zëri para se parashuta të hapet dhe atëherë do të shihet se a do t’ia dalë fluturakja të lëshohet qetas në oqeanin Paqësor, ka sqaruar NASA. /InfoGlobi/

Lajme të ngjashme

Back to top button