Punëdhënësit dhe sindikatat filluan bisedime për ndryshim të pagesës të K-15

Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot filluan bisedime për ndryshim dhe plotësim të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat nga sfera e ekonomisë në pjesën e konfirmimit të modaliteteve, mënyrës dhe lartësisë për pagesë të regresit për pushim vjetor.

“Nga ana e partnerëve social janë prezantuar qëndrimet për më shumë çështje prej të cilave edhe për regresin për pushimin vjetor. Qëndrimet ishin të orientuara drejt çështjeve për mënyrën dhe lartësinë e pagesës së regresit për pushim vjetor në bazë të analizës të cilën e prezantuan partnerët social”, thuhet në kumtesën e sotme nga Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë.

Partnerët social janë dakorduar që të vazhdojnë bisedimet me qëllim që të konfirmohen modalitetet, mënyra dhe lartësia për pagesë të regresit për pushim vjetor

Lajme të ngjashme

Back to top button