Donald Lu thirrje Nishanit: Gjyqtarët e korruptuar të hiqen nga puna dhe të arrestohen

Ambasadori amerikan Donald Lu ka folur me tone të larta ndaj korrupsionit në drejtësi kur është shprehur sot se ka disa gjyqtarë në Shqipëri që duhet të largohen nga puna. Kjo deklaratë ishte thirrje e hapur drejtuar Presidentit të Republikës Bujar Nishani që është dhe kryetar I këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Lu ka shkuar më tej kur ka thënë se drejtësia duhet të jetë e pavarur nga politika dhe se në radhët e drejtësisë ka gjyqtarë që duhet të futen në burg për korrupsion. “Ne mbështesim reformën në drejtësi dhe ndryshimi po vjen. Megjithatë reforma do të ishte e mirë nëse do të ishte edhe opozita pjesë e saj. Në Tiranë ka kriminelë që ecin të lirë rrugëve” – mësohet të ketë thënë ndër të tjera Lu në Analizën për Sistemin e Drejtësisë Shqiptare.

E pranishme në konferencë ishte edhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin. Ajo u shpreh se ndjen keqardhje për opozitën që nuk është pjesë e reformës.

Lajme të ngjashme

Back to top button