fbpx

Recension: Artikull “transcendental” pa burime

Artikulli që është subjekt i këtij recensioni ka problem me vërtetësinë. Në fakt, në të flitet për dofarë provash shkencore, mirëpo prej tyre nuk ka asnjë gjurmë, asnjë lajm.

Научниците тврдат мозкот кај луѓето што се на дроги е сличен како кај свештениците и верниците кои се на молитва Press24Linku deri te artikulli origjinal: Shkencëtarët thonë – truri i njerëzve të droguar është i ngjashëm me atë të klerikëve fetarë dhe të besimtarëve që janë duke u lutur

Data dhe koha e publikimit: 02.06.2015

Data e recensionit: 05.06.2015

Recensues: Аna Anastasovska

Truri i njerëzve që përdorin droga halucinogjene është shumë i ngjashëm me trurin e klerikëve fetarë dhe të besimtarëve që janë duke u lutur – thonë shkencëtarët.

Kjo është teza e cila është prezantuar në tekst, gjegjësisht se njerëzit e varur nga narkotikët, në momentin e kur i konsumojnë ato, dhe njerëzit që janë duke u lutur, ka tru të njëjtë.

Dhe kjo do të ishte në rregull, sikur autori anonim i këtij teksti të ishte përpjekur të na i prezantojël këto prova shkencore, ose sikur t’i kishte shkruar emrat e shkencëtarëve që kanë ardhur deri te ky përfundim ose prej ku janë ata shkencëtarë. Ose në qoftë se e gjithë kjo ka qenë e vështirë për gazetarin, ka mundur të vendosë një link deri te burimi prej ku e ka marrë tekstin.

Një numër shkencëtarësh theksojnë se ndjenja e lidhshmërisë që arrihet me droga është artificial, ndërsa ajo te besimtarët është sipas instiktit, gjegjësisht transcendetale.

Çka ka dashur të thotë autori? Një numër shkencëtarësh mund të jetë cili do numër. Dhe përsëri parashtrohet pyetja se cilët janë ata njerëz që e pohojnë këtë.

Është e qartë se vërtetësia e tezës që është prezantuar në tekst nuk mund të vërtetohet në asnjë mënyrë. Autori ndoshta ka dashur të tërheqë lexueshmëri dhe asgjë më tepër. Aspak nuk është përpjekur që lexuesit t’i servojë më tepër informata që të mund lexuesi të interesohet për temën dhe të kuptojë diçka më tepër. Ky artikull lirisht mund të vendoset në rubrikën “qesharake dhe e pavërtetë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button