Qeveria e Maqedonisë nënshkroi vendimin për ndryshimin e emrave të dy shkollave në Çair

Qeveria e Maqedonisë sot ka nënshkruar vendimin për ndryshimin e emrave të dy shkollave në Komunën e Çairit. Shkolla Fillore “Cvetan Dimov” do të quhet “Hasan Prishtina”, ndërsa shkolla tjetër “Jane Sandanski” është emëruar “Jashar Bej Shkupi”.

Ndërkohë janë edhe dy shkolla tjera, për të cilat Komuna e Çairit ka dërguar kërkesë në Ministrinë e Arsimit, por që ende nuk është miratuar ndryshimi.

Ishte kërkuar që shkollat fillore “Nikolla Vapcarov” dhe “Rajko Zhinzifov” të zëvendësohen me emrat e Ismail Qemalit dhe Imri Elezit, ish pjesëtar i UÇK-së.

Miratimi i ndryshimit të këtyre emrave nga MASH-ti që drejtohet nga Abdylaqim Ademi është vonuar gati për dy vjet, ndërsa zyrtarët e BDI-së e kanë pranuar se këtë e kanë penguar përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button