PPD: Të gjitha të këqiat vijnë nga BDI

Të dielën, partia për Prosperitet Demokratik mbajti një tubim me qytetarët në Lagjën Qendër në Gostivar.

Kryetari i PPD-së Nexhat Bexheti dhe zavendëskryetari Ajren Kaza folën në temën “Kriza politike në Maqedoni dhe rrugët e zgjidhjes së saj”.

Në fjalimin e tij kryetari Bexheti  u foli gjërësisht të pranishmeve për aktivitetet e PPD-së në planin e brendshëm, bashkëpunimin ndërshqiptar, rrugët për kalimin e krizës politike në Maqedoni e cila është shkaktuar nga qeverisja e dëmshme e partive politike qeveritare të koalicionit VMRO-BDI dhe përkrahësve të tyre.

Ai gjithashtu theksoi se aktorët që e kanë krijuar krizën nuk kanë kapacitet politike të njejtën edhe ta zgjidhin sepse së pari duhet zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me vjedhjet e pasurisë publike, korrupsionit  dhe partizimit të gjyqësorit e pastaj të bëhen bisedime për krijimin e një koalicioni të një Qeverie të koncentracionit pjese e së cilët nuk do të mund të ishin persona të kriminalizuar dhe të korruptuar të Qeverisë aktuale.

Bexheti foli edhe për nevojën e krijimit të një bloku të përbashkët opozitar i cili do të krijonte një platformë të përbashkët veprimi dhe do ta largonte nga qeverisja e mëtejme  koalicionin aktual i cili është duke e rrrjepur popullin për së gjalli.

Zavendëskryetari i PPD-së Ajredin Kazan në fjalimin e tij theksoi se të gjitha të këqijat shqiptarëve u vijnë nga eksponenti kryesorë i partisë shqiptare në qeveri, prej BDI-së, e ndihmuar fuqishëm edhe nga bashkëpunëtori i saj i ngushtë PDSH dhe për këtë duhet angazhuar e tërë popullata në mënyrë që të luftohet e keqja e cila shqiptarët synon ti përbuzë, shtypë, dhe në kurriz tua ngarkon thesin e lypësit.

Në fund të tubimit iu bë ftesë popullatës të merr pjesë në Marshin e protestës i cili do të mbahet me nismën e Lëvizjes “Besa” dhe përkrahur fuqimisht edhe nga PPD..

Lajme të ngjashme

Back to top button