LSDM pret deklaratë nga Han, nga Brukseli heshtin

Euro- komisari për zgjerim sot nuk do të ketë deklaratë për mediumet, siç u tha në njoftimin e të premtes nga LSDM, pas bisedës telefonike të Zoran Zaev me Johanes Han, mëson “Meta” nga burimet e Brukselit.

Mësojmë se tani për tani nuk ka as kohë të saktë të caktuar kur do të mbahej, me çfarë formati gjegjësisht nëse në takim do të merrnin pjesën tre euro- parlamentarët, Kukan, Uajgl dhe Houit.

Ndërkaq, zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq theksoi se qëndrimi i BE-së rreth zgjedhjeve të fundit në vend është shumë i qartë. Në këtë kuadër ajo tha se BE-ja qëndron në deklaratën e ditës së premte të Komisionerit Han. Kocijancic theksoi se në Bruksel po bëhen përgatitjen për takimin e të mërkurës me liderët politik dhe komisionarin Han. Është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e të gjithë aktorëve si dhe zgjidhja përfundimtare e krizës, theksoi Kocijançiq.

Ndërkaq, pas bisedën telefonike mes Han dhe Zaev e që ndodhi pas anulimit publik nga procesi negociues të liderit të opozitës, partia doli me njoftim ku thuhet:

“Në bisedë, komisari Han qartë dhe saktë konfirmoi pohimet e OSBE/ODIHR për ndarje jo- adekuate të shtetit nga partia, pohimet për frikësimin e votuesve, animit mediatik në favor të partive në pushtet dhe shqetësimi i KE rreth saktësisë së listës zgjedhore. Në mënyrë shtesë, ai theksoi nevojën për hetimin e përmbajtjes së bisedave të përgjuara, përfshirë bisedat për mashtrime nëpër ciklet zgjedhore. E gjithë kjo është përmendur saktë edhe në njoftimin e pasdites nga KE. Me rëndësi të veçantë është që KE konfirmoi se më 10 qershor në Bruksel do të vendoset për organizimin e qeverisë e cila do t’i organizoj zgjedhjet”.

Në takimin në rezidencën e BE-së në Przhino më 2 qershor, u arrit marrëveshje që të organizohen zgjedhje të parakohshme në prill të vitit 2016.

Takimi i radhës në të cilin pritej të merren vesh detajet rreth asaj se kush do t’i organizoj zgjedhjet në atë periudhë, që Han e quajti “periudhë tranzicioni”, duhet të mbahet të mërkurën.

Pas deklaratës së euro- komisarit në Uashington se “zgjedhjet në Maqedoni kanë qenë kryesisht të mira me mungesa të vogla”, Zaev ndërpreu negociatat, por pas bisedës telefonike me ndërmjetësin për tejkalimin e krizës, megjithatë dha mundësi të udhëtoj në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Back to top button