Tërmkolli: Agjencia Kosovare e Inteligjencës e konsideron të mbyllur rastin e Kumanovës

Ndërkohë Agjencia Kosovare e Inteligjencies, sipas deputetes së LDK-së, Melihate Tërmkolli e konsideron të mbyllur rastin e Kumanovës. Ajo tha se në takimin e sotëm të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së në të cilën ka raportuar drejtori i AKI-së Agron Selimaj nuk është folur për Kumanovën por vetëm rreth ndarjes së departamentit për verifikim të sigurisë që aktualisht është në kuadër të AKI-së. Deputetja e LDK-së tha se tash kjo çështje është në dorën e institucioneve tjera siç është MPB-ja. Tërmkolli konfirmoi edhe një herë se presidentja, kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme kanë pasur informacione për lëvizjet që janë bërë rreth Kumanovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button