fbpx

Tetovë, u mbajt festivali “Burimet e Sharrit” 2015

Qendra kulturore e Tetovës, këtë të diell ishte arena kulturore e zhvillimit të festivalit të katërmbëdhjetë të folklorit të përpunuar “Burimet e Sharrit” 2015. Performancat e grupeve artistike të ardhura nga Struga, Tetova, Shkupi, Kosova dhe Shqipëria, gjatë natës së 7 qershorit, i dhanë Tetovës një atmosferë festive e cila vazhdoi gjerë në orët e para të mëngjesit.

Festivali Burimet E Sharrit 2015
Festivali Burimet E Sharrit 2015

Me përfundimin e festivalit, festivalistët nuk mbetën vetëm me kaq. Ata në restorantin “Armata popullore” vazhduan me mbrëmjen gazmore, ku me kët; rast, juria e formuar nga tetë përfaqësuesit e grupeve artistike, i ndau çmimet e garimit të cilët pak më parë ishin shpallur pranë Qendrës kulturore në Tetovë.

Festivali Burimet E Sharrit 2015
Festivali Burimet E Sharrit 2015

Drejtori i festivalit, Zilfi Aliu, në bisedë me Portalbin tha se edhe pse vitin e kaluar kishte ndërprerje të festivalit për shkaqe financiare, këtë vit vendosën që të mos ketë ndërprerje pavarësisht nga çështjet financiare dhe me kënaqësi e mbajtën festivali “Burimet e sharrit”.

Festivali Burimet E Sharrit 2015
Festivali Burimet E Sharrit 2015

“Jemi shumë të kënaqur për arsye se grupet pjesëmarrëse kishin program shumë të mirë, të gjithë nëpër ansamble kanë punuar shumë mirë, drejtuesit kanë punuar me mund, dhe na ka kënaq prezenca e të gjithë spektatorëve që e mbushën pallatin, të cilët na japin përkrahje të madhe morale”, tha Aliu.

Çmimi special “Burimet e sharrit” i takoi Ansamblit “Shotë Galica nga” nga Drenasi i Kosovës,
Çmimi ”Margaritar i kulturës popullore”, i takoi Kantautorit Esat Ruka nga Shqipëria,
Çmimi “Mehmet pashë Deralla”, i takoi SHKA “Karshiaka nga Shkupi,
Çmimi “Princesha krutane” i takoi SHKA “Jehona” Nga Koroshishta e Strugës,
Çmimi “ Menada-Valltare Ilire”, i takoi SHKA “Drita e dervenit”, Saraj
Çmimi “Oeneja e lashtë”, i takoi SHKA “Valët e Liqenit” Ladorishtë,
Çmimi “Skardusi Ilir”, kësaj here mbeti në Tetovë dhe i takoi Ansamblit“Burimet e Sharrit”,
Çmimi i “Karierës”, i takoi kantautorit Esat Ruka,
Çmimi “Artati ilir”, gjithashtu mbeti në Tetovë duke i takuar ansamblit “Xheladin Zeqiri” nga Tetova.

Lajme të ngjashme

Back to top button