Prezantimet e finalistëve të garës për zgjedhje të idesë më të mirë të biznesit

Sot, në hapësirat e Rektoratit të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë u mbajtën prezantimet e finalistëve të garës për zgjedhje të idesë më të mirë të biznesit. Në ngjarjen ishin të prezantuara tre idetë më të mira të biznesit të cilat ishin të përzgjedhura nga komisioni i garës. Para të pranishmëve u drejtuan Prof. d-r Stefan Qiriçi, dekan i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë të Universitetit dhe Sanela Shkrijelj, këshilltare e jashtme e Fondit për Përkrahje të Grave dhe të Rinjve Sipërmarrës.

Gara ishte e organizuar nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë të Universitetit të Evropës Juglindore në bashkëpunim me Fondin, Projektin e USAID-it për Zgjerimin e Bizneseve të Vogla dhe Shoqatën për Zhvillim Lokal Rural. Qëllimi kryesor i projektit ishte që t’i stimulojë të rinjtë të zhvillojnë idetë e tyre inovative në biznes plane dhe modele si dhe t’i shpërblejë më të mirët nëpërmjet asaj që do t’ju mundësojë fillimin e biznesit personal me një grant të vogël të pakthyeshëm prej 3000 dollarëve.

“Të rinjtë janë forca shtytëse kreative e shoqërisë dhe lidhja kyçe në realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm…” deklaroi Sanela Shkrijelj, këshilltarja e jashtme e Fondit. Ajo shtoi:

“Përkrahja e frymës sipërmarrëse të të rinjve nuk domethënë vetëm ndihmë për fillimin e një biznesi të ri, por edhe krijimi i një kulture që do të stimulojë ide të reja,  horizonte të reja dhe mundësi të reja për të gjithë shoqërinë.

Deri më tani në Fondin për Përkrahje të Grave dhe të Rinjve Sipërmarrës janë të investuara $120,000 dollarë, të fituara si donacione nga donatorë të huaj, si USAID dhe Qeveria Zvicerane, por edhe kompani të vendit si Ekolog-Tetovë, Frigotehnika, As-Mobeland dhe Universal Auto Parts si dhe komuna e Tetovës dhe Bogovinës. Mjetet e Fondit përdoren për t’u përkrahur rritja e bizneseve të vogla që janë në pronësi të grave dhe të rinjve në Pollog. Fondi u jep grante të vogla bizneseve të këtilla me anë të së cilave ato zgjerohen, i rrisin të ardhurat e tyre dhe hapin vende të reja pune. Më tepër se 15 biznese te vogla tanimë kanë të fituar grante nga Fondi përgjatë dy viteve të kaluara.

Lajme të ngjashme

Back to top button