Nora apo Adelina, kush kopjon kë?

Rastet kut personazhet e njohur publike të veshin nëpër evente të ndryshme të njëjtat veshje ndodhin shpesh, aq sa shpesh vihen edhe në qendër të mediave. Këtë herë dy personazhet e veshur njëlloj janë dy këngëtaret kosovare Nora Istrefi dhe Adelina Tahiri, të cilat për realizimin e klipeve të tyre kanë zgjedhur një veshje identike, të njëjtat rroba banje. Madje Nora, me këtë veshje ka bërë edhe një set fotosh pak para lindjes së vajzës.
![]() |
“Bone sikur n’dasëm” është kënga e re e Adelinës, e cila është publikuar në fund të muajit prill, ndërsa videoklipi i Nora Istrefit “Bamboleo” është hedhur në tregun muzikor vetëm në fillim të kësaj jave. Meqë Nora Istrefi sapo është bërë nëna e një vajze, mendohet se klipi është realizuar para periudhës së shtatzënisë, kështu që për pyetjen “kush kopjon kë” është e vështirë të jepet një përgjigje.
![]() |