Fotot e para të Princit George me motrën e tij Charlotte

Janë publikuar fotot e para nga dy fëmijët e adhuruar të Kensington Palace. Një set fotografish të Princit George dhe motrës së tij të vogël, vetëm një muajshe, Princeshës Charlotte është realizuar nga e ëma Kate Middleton, në Anmer Hall in Norfolk, pranë Pallatit Mbretëror.

Princi George, i cili muajin e ardhshëm mbush dy vjeç, duket se ka marrë përgjegjësitë e para, ndërsa në këto foto duket që mban në krahë me krenari motrën e tij të porsalindur.

Momentet kur Princi George puth motrën e vogël syblu apo kur të dy dhurojnë buzëqeshje para aparatit fotografik janë adhuruese, ndaj edhe Pallati Mbretëror ka vendosur t’i ndajë ato me të gjithë, duke njoftuar më parë në faqen zyrtare në Twitter.

Fotot janë realizuar vetëm dy javë pas lindjes së Charlotte nga Kate, e cila, sipas mediave britanike, edhe një herë tjetër i ka thyer rregullat e protokollit mbretëror, që fotot zyrtare duhet të realizohen nga fotografët profesionistë të Pallatit. Megjithatë, kush është në gjendje të thotë se këto foto të realizuara nga një amatore nuk janë të adhurueshme?

Princi dhe Princesha e vogël duken si dy engjëll të veshur të dy me të bardha, pa harruar pantallonat dhe çorapet karakteristike blu të vëllait të madh.

Lajme të ngjashme

Back to top button