Disa lagje të Shkupit nesër pa energji elektrike

Prej orës 8:30 e deri në orën 15:30 nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “157”, “149”, “152”, “146”, “151”, “Avram Pisevski” dhe “Bis” në komunën e Gazi Babës.

Pa energji elektrike prej orës 08:30 deri në orën 15 do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Lubosh dhe Batincë në komunën e Studeniçanit. Prej orës 9 e deri në orën 14 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Jurij Gagarin” prej numër 30 deri në numër 60, numrat çift në komunën e Karposhit.

Ashtu siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektro sistemin.

Lajme të ngjashme

Back to top button