“Kobra shqiptare” Gjergjaj mundi rusin Bakhtov “Darth Vader” (VIDEO)

Boksieri me origjinë shqiptare Arnold Gjergjaj, i njohur me nofkën “The Cobra”, ka fituar mbrëmë titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë, pasi ka fituar në meçin me rusin Denis Bakhtov.Gjergjaj dora e thyer

Suksesin e radhës, mbrojtjen e titullit në versionin EBU-EE, Gjergjaj e shënoi pas një meçi që zgjati 12 runde, kundër një kundërshtari të fortë, në arenën e boksit në Bazel të Zvicrës.

Rusi Bakhtov, i njohur edhe si “Darth Vader”, i bëri rezistencë të fuqishme shqiptarit me origjinë nga Gjakova dhe madje arriti edhe ta rrëzojë në rundin e katërt. Por Gjergjaj u këndell dhe, megjithëse me një lëndim mjaft të rëndë, arriti të fitojë bindshëm – të tre referat i dhanë fitore, duke shënuar kështu fitoren e 28 radhasi në karrierën profesioniste. 20 nga këto fitore Gjergjaj i ka shënuar me nokaut, ndërsa nuk ka përjetuar asnjë humbje dhe asnjë barazim.

Pas kësaj fitoreje Gjergjaj u radhit i 31-ti në rang-listën zyrtare e mbi një mijë boksierëve në botë në katgorinë e tij.

Gjergjaj në facebook profilin e tij, pas fitores së mbrëmshme, publikoi se pas meçit ka pasur operacion të dorës, për shkak të thyerjes, gjë që do ta mbajë jashtë ringut për të paktën dy muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button