Emigracioni, kapiteni britanik: Pregatituni për emergjencën e vërtetë, priten 500 mijë klandestinë

Mijëra emigrantë janë shpëtuar gjatë ditëve të fundit nga ana e forcave detare në Mesdhe, por me sa duket, ka sinjale se bëhet fjalë për një emergjencë me përmasa shumë më të mëdha se sa duket.

Ajo që ka bërë një llogaritje dhe parashikim në lidhje me numrin e emigrantëve që pritet në ditët në vijim, është e përditshmja “The Guardian”. Sipas saj, mësohet se në Libi janë rreh 450-500 mijë persona, që presin momentin të nisen nënjë udhëtim detar për të shkuar në mënyrë klandestine në shtetet e Evropës, përmes detit Mesdhe.

Ai që ka dhënë lajmin ka qenë kapiteni Nick Cooke-Priest, komandant në Hms Bulwark, anijen e madhe të Royal Navy, i cili merret me operacionet e shpëtimit në detin Mesdhe.

Komandanti tregon se shumë prej të shpëtuarve nga përmbysjet e anijeve në Mesdhe kanë rrëfyer se trafikantët që bënin transportin e klandestinëve u kanë thënë shpesh emigrantëve që të përmbysin barkat, sapo kanë parë rojet e shpëtimit, në mënyrë që të mbërrijnë në breg me forcat e shteteve përkatëse. Nga burimet e tij, një numër i lartë klandestinësh pritet të vijnë nëpërmjet detit nga Libia në Europë. /tesheshi.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button