Dita botërore e zemrës; OBSH alarmon, 23 mln njerëz në botë do të vdesin çdo vit

E gjitha bota sot shënon ditën e zemrës.

Të dhënat zyrtare të Entit shtetërorë për statistikë flasin se vetëm vitin e kaluar, nga sëmundjet kardiovaskulare kanë vdekur rreth 12 mijë qytetarë të Maqedonisë. Prej tyre, 6187 kanë qenë femra ndërsa 5739 meshkuj. 

Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2012 për shkak të problemeve me zemrën kanë vdekur saktë 11926 qytetarë.

Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të zemrës  organizojnë ditën botërore të zemrës.

Dita Botërore e zemrës mbahen në nivel global çdo vit të dielën e fundit të muajit shtator  për të informuar njerëzit në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku më i madh i vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e zemrës gjithashtu synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) shkaktojnë vdekje të parakohëshme. Në fakt, në botë SKV shkaktojnë çdo vit 17.3 milion vdekje dhe shifrat janë në rritje. Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit, 23 milion njerëz në botë do të vdesin nga SKV./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button