Recension: Putini urdhëroi – fletëarrest ndërkombëtar për Xhorxh Sorosin!

Ka rrezik. Ka rrezik që informata të paverifikuara, të pakonfirmuara, madje dhe nga një burim zyrtar të publikohen si të vërteta. Të mos flasim për rregullin që ato të vërtetohen nga dy burime. Te ne, kjo gjë që moti është harruar dhe është një praktikë gazetareske që nuk mund të paramendohet.

Si duke kemi një situatë të ngjashme edhe me përmbajtjen mediatike që ofrohet në këtë tekst.

06032015-VecerSorosPoternicLinku deri te artikulli origjinal: Putini urdhëroi – fletëarrest ndërkombëtar për Xhorxh Sorosin!

Data dhe koha e publikimit: 26.05.2015

Data e recensionit: 03.06.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Kuptohet, autori i këtij recensioni i kushtori shumë kohë, shumë më tepër kohë se sa autorët e këtij teksti mediatik që recensohet, në kërkim të burimit autentik dhe relevant ose të medies që ka transmetuar ndonjë burim autoritativ në lidhje me lajmin se Putini ka dhënë urdhër të arrestohet miliarderi Xhorxh Soros. Edhe përkundër të gjitha përpjekjeve nuk gjetëm asnjë burim më serioz autoritativ, e as ndonjë medie relevante që e ka publikuar këtë informatë. Madje as medie ruse.

E vetmja gjë që gjetëm është një listë e madhe me kuazimedia ose portale në internet që merren me teoritë e konspiracionit, me thashetheme, ose në variantim më të mirë, faqe interneti që veten e quajnë “para lajmeve”, gjegjësisht beforethenews. Interesante, mirëpo jobindëse.

Kjo ishte e para. E rëndësishme është edhe e dyta: Bëhet fjalë për një lajm të vjetër, të emituar për herë të parë në shkurt ose mars të vitit 2012 dhe që përsërtitet gjatë gjithë viteve në vazhdim.

Si e treta, dhe jo më pak e rëndësishme, është të përmenden rregullat për fletëarrestet ndërkombëtare që thonë se procedura të tilla të vërtetuara nga gjykata mund të inicojnë vetëm organet gjyqësore ndërkombëtare, siç është për shembull, Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë. Në këtë rast, Putini, sa do i fuqishëm që është në vendin e tij realisht, e në sytë e disave në botë edhe si perceptim, megjithatë nuk ka asnjë autorizim të lëshojë fletëarreste ndërkombëtare. Sistemi gjyqësor dhe juridik ndërkombëtar nuk njeh sherifë të tillë.

Dhe e katërat, si duket më e rëndësishmja është “Lista e zezë” e Kremlinit, e cila u oublikua këto ditë ku janë futur njerëz nga BE-ja të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi. Në të nuk gjendet Xhorxh Sorosi. E, ai sipas faqes biografike të tij në Wikipedia, është edhe – shtetas hungarez. Hungaria është anëtare e BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button