Agani: Ky është mandati im i fundit

 Ferid Agani, i cili është rizgjedhur të dielën edhe për një mandat në krye të Partisë së Drejtësisë e ka vlerësuar pozitivisht procesin zgjedhor brenda kësaj partie.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se nga ky proces Partia e Drejtësisë ka dalë unike dhe e ripërtërirë.

“Nga ky proces zgjedhor kanë dalë 26 udhëheqje të reja nëpër degë, prej tyre 11 kryetarë të rinj. Kjo do të thotë se 40 për qind e Partisë së Drejtësisë është ripërtërirë”, është shprehur Agani, duke bërë me dije se ky është mandati i tij i fundit në krye të PD-së.

Agani ka premtuar se brenda mandatit katërvjeçar do të angazhohet maksimalisht që pasardhësit e tij t’ia dorëzojë më të fuqishme Partinë e Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button