Dosja Kumanovë: Fakte, kundërshtime, spekulime dhe institucione të paafta

Brenda disa ditëve mbushen saktë 1 muaj nga përleshjet e përgjakshme të policisë dhe grupit të armatosur në Lagjen e trimave në Kumanovë ku 8 persona nga forcat speciale të policisë humbën jetën, 37 rezultuan të lënduar, opinioni edhe më tej e bren misteri dhe pret nga institucionet kompetente të përgjigjen në pyetjen : “Çfarë saktë ndodhi në Kumanovë”?

MPB pas përfundimit të përleshjes së armatosur doli me njoftim se “është shkatërruar një prej grupeve më të rrezikshme në Ballkan” e cila ka planifikuar sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe në ditët në vazhdim publikoi video regjistrime nga aksioni, pas çka vijoi heshtje totale.

Ndërsa prokuroria menjëherë pas aksionit njoftoi se ka filluar hetim, por për kundërshtimet që u paraqitën në ndërkohë rreth disa detaje të rëndësishme, informonte vetëm me nismë dhe pyetje nga mediumet.

Çfarë dihet dhe çfarë u njoftua zyrtarisht

(nga institucionet kompetente në lidhje me aksionin në Kumanovë, por edhe sulmin ndaj karakollit në Gushincë si uverturë e ngjarjeve në “Lagjen e trimave”)

  • 8 pjesë tarë policisë humbën jetën ndërsa të lënduar rezultuan 37
  • Grupi i armatosur në Kumanovë ka numëruar rreth 40 pjesëtarë
  • Në luftimet me policinë janë vrarë 10 pjesëtarë të grupit ( numrin që e publikoi Prokuroria është në kundërshtim me numrin që e publikoi MPB, sipas të cilës në Lagjen e trimave janë gjetur trupat e 14 personave nga grupi i armatosur
  • Pas përleshjeve me policisë, janë dorëzuar 28 pjesëtarë të grupit të armatosur
  • Si lider i grupit konsiderohet Muhamed Krasniqi- Komandant Malisheva, Mirsad Ndrecaj- Komandan  NATO, Sami Ukshini- Komandant Sokoli, Beg Rizaj- Komandant Begu dhe Dem Shehu –Juniku.
  • Grupi disa muaj është ndjekur nga shërbimet e sigurisë
  • Grupi i njëjtë është përgjegjës për sulmin në Gushincë më 21 prill
  • Grupi ka planifikuar caqe shtetërore
  • Në rrethinën e f. Brezë, në bunker në vend të hapur është gjetur armatimi i vjedhur nga karakolli i Gushincës (vendin e ka treguar njëri nga të arrestuarit në aksionin në Kumanovë, ku sipas të dhënave të mediumeve që kompetentët as nuk i konfirmuan e as nuk i demantuan, ka arritur t’i ik policisë
  • Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për emisionin “Rruga drejt…” në Alsat –M, tha se ka marrë pjesë në bisedimet për dorëzimin e grupit
  • Njëri i të arrestuarve është i punësuar në MPB (kompetentët konfirmuan informacionin pas pyetjeve të iniciuar nga mediumet)
  • Agjencia e inteligjencës informoi se për rastet në Gushincë dhe Kumanovë, “në lidhje me qëllimet e liderëve të strukturës terroriste, kapacitetet e tyre, bazat logjistike, kursi i aksionit të armikut nga ana e Agjencisë është bërë paralajmërim i hershëm në suazat e kompetencave të tyre, në përputhje me ligjin e Agjencisë së inteligjencës.

Spekulime

(në lidhje me prapavijën e ngjarjeve të Kumanovës, që një pjesë u treguan të saktë, por një pjesë edhe më tej shkaktojnë kundërshtime në opinion, por edhe reagime tek një pjesë e shërbimeve të sigurisë)

  • Pjesëtarët e shërbimeve sekrete të Maqedonisë kanë kontaktuar me grupin me muaj me radhë para ngjarjeve të 9 dhe 10 majit
  • Agjencia e inteligjencës kosovare e ka njoftuar presidente Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Isa Mustafa për mundësinë e incidenteve në Kosovë.
  • Përmenden emrat e politikanëve maqedonas, agjentë dhe funksionar që kanë qenë të përfshirë në incident
  • Policia kosovare përmes bisedave të përgjuara ka mësuar se grupi ka planifikuar sulm në burgun e Podujevës dhe lirimin e dy kriminelëve të përfolur
  • Luftimet në Kumanovë kanë qenë skenar i përgatitur pas të cilit ka qëndruar tradhtia e grupit
  • Planet për Kumanovën janë bërë në makinë BMW në Ferizaj
  • Një natë para sulmit janë evakuuar 70% i popullatës në Lagjen e Trimave në Kumanovë
  • Situata ka dalë nga kontrolli kur pjesëtarët e grupit kanë filluar të qëllojnë drejt policisë
  • Stojançe Angelov disa javë para ngjarjes informoi se një grup kriminal ka marrë 2 milion euro që të shkaktoj incidente të armatosura në rajonin e Likovës.

Pjesën më të madhe të informacioneve i kanë publikuar mediumet kosovare para se gjithash gazeta “Koha Ditore”.

Në lidhje me një pjesë të informacioneve para tre ditëve Agjencia e inteligjencës doli me njoftim ku reagon për zbulimin e identitetit të nëpunësit së tyre në mediume dhe paralajmëroi se ka nisur procedurë në Prokurori për konfirmimin e përgjegjësisë. Megjithatë, Agjencia në njoftimin e saj nuk demanton se nëpunës i tyre ka pasur kontakt me të dyshuarit para ngjarjeve të 9 dhe 10 majit.

E paqartë:

  • Cilët kanë qenë shkaqet dhe motivet kryesore të grupit të Kumanovës?
  • A bëhet fjalë për organizatë kriminale apo terroriste?
  • Nëse janë terroristë, pse nuk dolën me komunikatë apo kërkesë politike?
  • Nëse shërbimet e sigurisë më gjatë kohë e kanë grupin pse nuk kanë alarmuar në kohë, pse nuk është parandaluar sulmi në Gushincë dhe përleshjet në Kumanovë?
  • Cili është emri kodues i aksionit policor në Kumanovë?
  • A është e vërtetë se në këtë janë përfshirë shërbimet të huaja

 

Lajme të ngjashme

Back to top button