“Të bashkuar për Maqedoni” kërkojnë lirimin e Lube Boshkoskit

“Të bashkuar për Maqedoni” me rastin e katër- vjetorit të arrestimit të Lube Boshkoskit kërkoi lirimin e tij si dhe lirimin e të gjithë të dënuarve politik pa të drejtë.

“Që prej aterimit në aeroportin e Shkupit filloi ndjekja e tmerrshme kundër veprimit tënd politik dhe të drejtës tënde për liri dhe ky është një grup i vogël i patriotëve të rrejshëm, që të vetmin send që e bënë ishte të bashkohen, të okupojnë idenë e VMRO-së e ripërtëritur në DPMNE me patriotë të ndershëm, ta eksploatojnë potencialin kadrovik dhe ta diskreditojnë me dorëheqje të firmuara blanko prej 300 mijë euro, me një qëllim të vetëm, të plaçkitet dhe prishet Maqedonia”, thuhet në letrën e “Të bashkuar për Maqedoni” deri tek Boshkoski.

Nga partia thonë se drejtësia është e ngadalshme, e mundimshme dhe e vështirë, por se del në shesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button