Mot me vranësira mesatare me periudha dielli

­ Moti në Maqedoni paradite do të jetë me vranësira të vogla deri në mesatare me periudha dielli dhe me erë juglindore të dobët deri në mesatare.

Pasdite në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të ketë kushte për jostabilitet të shkurtër të ndjekur me shi të rrëmbyeshëm të përkohshëm, bubullima dhe erë të përkohshme të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 8 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 30 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të jetë me vranësira mesatare dhe me periudha të diellit dhe me erë të dobët deri në mesatare kryesisht juglindore. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të shiut të shkurtër. Temperatura e mëngjesit do të jetë 12 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Prej sot do të vazhdojë periudha e paraqitjes së jostabilitetit me shi të rërmbyeshëm lokal dhe bubullima, kryesisht në orët e pasdites. Të reshurat e shiut do të jenë më të shpeshta në pjesët jugore, por edhe në rajonet malore. Jostabilitet më të shfaqur do të ketë të mërkurën në pjesët jugperëndomore, por edhe të enjten dhe të premten dhe në pjesët tjera të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button