Hamilton u kthehet fitoreve në F1

Britaniku, Lewis Hamilton ka dalë fitues në garën për, Çmimin e Madh të Kanadasë, në Montreal, duke vazhduar të thellojë diferencën në pikë me Nico Rosberg, i cili doli i dytë në këtë garë.
Në pozitën e tretë doli piloti i Valtter Bottas, i ‘Williams’.
Në pozitat katër dhe pesë u renditën, Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel me ‘Ferrari’, gjermani e filloi këtë garë nga vend i 18-të.
Gara e ardhshme e Formula1 do të zhvillohet më 21 qershor në Austri.

Lajme të ngjashme

Back to top button