fbpx

Gostivari mbetet në Ligën e Dytë

Tani më gjithçka ka marrë fund sa i përket sezonit futbollistik 2014/15 në Maqedoni, pasi sot me ndeshjet kthyese të balotazhit janë mësuar ekipet që do të jenë pjesë e Ligës së Parë dhe të Dytë.

Horizont Turnova në ndeshjen e dytë ka marrë fitore bindëse me rezultatin 2:0 ndaj Gostivarit, skuadër kjo që zuri vendin e tretë në Ligën e Dytë dhe kërkonte kualifikimin në elitën e futbollit vendor.

Liga e parë për sezonin 2015/16 do të jetë në këtë përbërje, FC Shkupi, KF Shkëndija, KF Renova, KF Rabotniçki, KF Vardari, KF Metalurgu, KF Sileksi, KF Bregallnica KF Turnva dhe KF Mlladost CD.

Në ndeshjet e luajtura për Ligën e Dytë, janë skuadrat e Euromilk që eliminuan Zajazin, skuadër kjo e cila në ndeshjen e sotme nuk është paraqitur fare shkaku që në ndeshjen e parë kishin hasur në shumë parregullsi në referim, pastaj anëtare e re e Ligës së Dytë është Pobeda dhe Lubanci. / Portalb /

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close