fbpx

Turqi: AKP e Erdoganit me më shumë deputetë, por pa shumicë absolute

Në Turqi janë publikuar të dhënat e para në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që u mbajtën sot në të gjithë vendin, raporton Anadaolu Agency (AA).

Bordi i Lartë Zgjedhor njoftoi rezultatet paraprake në bazë të 97,8 përqind të votave të numëruara, ku Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), kryeson në rezultatet paraprake të zgjedhjeve. Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (Partia AK) kryeson me 41,2 përqind të votave me 260 deputetë, ndërsa Partia e parë opozitare Partia Popullore Republikane deri më tani ka 25.3 përqind të votave me 130 deputetë.

Partia Kombëtare Popullore (MHP) e opozitës ka marrë 16.6 për qind të votave me 82 deputetë, ndërsa Partia Popullore pro-kurde e majtë Demokratike (HDP) fitoi 12.3 për qind të votave me 78 deputetë dhe kaloi pragun minimal prej 10 për qind për të hyrë në parlament. 16 partitë e mbetura dhe kandidatët e pavarur në një total prej 165 kanë fituar një total prej 4.3 përqind të votave.

Parlamenti turk ka një total prej 550 deputetësh, ndërkohë për formimin e qeverisë kërkohet një shumicë, minimumi prej 276 mandatesh parlamentare.

Në zgjedhjet parlamentare sot në Turqi është shënuar një pjesëmarrje prej 84,8 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

Këto janë zgjedhjet e 25-ta parlamentare në historinë moderne të Turqisë, ku për vendet në Asamblenë Kombëtare konkurruan gjithsej 20 parti politike dhe pragu zgjedhor për të hyrë në organin më i lartë legjislativ është 10 për qind.

Të drejtën për të votuar në Turqi e ka një total prej 56.641.000 votuesish dhe nga këto 53.765.000 në Turqi dhe 2.876.000 votues jashtë vendit.

Sipas vendimit të Bordit të Lartë Zgjedhor (YSK), procesi i votimit në Turqi i cili nisi në orën 08.00 dhe përfundoi në orën 17.00. Votuesit në të gjithë Turqinë votuan në 174 mijë e 236 qendra votimi. /AA/

Lajme të ngjashme

Back to top button