fbpx

Liria e pa konkurrencë, dominon në të gjitha kategoritë (FOTO)

Klubi i mundjes “Liria” ka dalë fitues absolut shtetëror në mundje në stil të lirë. Këta në kohë të njëjtë me një dominim total edhe në kampionatin e kadetëve që u zhvillua sot, ku triumfuan me 49 pikë, dolën edhe fitues të Kupës së Maqedonisë. Për mundësit e Lirisë, triumfi në garat e Kupës së Maqedonisë, paraqet sukses historik pasi që bëhet klubi i parë që fiton këtë garë masovike. Për të shënuar një sukses historik për Lirinë, kontribuan të gjithë mundësit e saj duke u nisur nga pionerët e deri tek seniorët.

“Është suksesi madh për KM Liria. Ne shënuam shumë e shumë fitore, shënuam shumë sende të mira. Është krenarie madhe të jesh fitues i parë i kupës së Maqedonisë. Më parë kishim vetëm garat në një ligë, ndërsa fitorja është e këndshme se kemi fituar në të gjitha kategoritë. Uroj që ky vit te jetë i suksesshëm edhe për mundësit që do të garojnë në arenën ndërkombëtare. Por ky titull është shumë shumë i veçantë”, tha trajneri Lulzim Vrenezi.

Liria kampione absolute shtetërore dhe fituese e kupës doli me 322 pikë, që pas saj të mbeten Ballkaneci nga Shtipi me 245 dhe Buçimi nga Radovishi me 160 pikë. Pas mbylljes së garave në konkurrencën e kadetëve, Lirisë iu dorëzua edhe Kupa për dominim total në mundjen vendore.

Portalb përmes fotografive ju sjell nga atmosfera pas shpalljes së KM Liria fitues absolut shtetëror në mundje në stil të lirë, në të gjitha kategoritë. / Portalb /

DSC_3433 copyDSC_3479 copyDSC_3396 copy   DSC_3509 copy DSC_3520 copy DSC_3655 copy

Lajme të ngjashme

Back to top button