Hamilton: Nuk jam i duhuri për Kendall

Lewis Hamilton është i shqetësuar pasi mendon se nuk është mashkulli i duhur për Kendall Jenner.

Ylli i “Formula 1”, i cili më parë ka qenë i lidhur me Nicole Scherzinger, përflitet për një marrëdhënie me modelen 19-vjeçare ditët e fundit, por edhe pse nuk është konfirmuar asgjë nga ana e dyshes, raportohet e Kris Jenner është shumë e kënaqur.

“Mendoj se Lewis është i shqetësuar pasi mendon se nuk është mashkulli i duhur për Kendall dhe se karriera e tij mund të ndikojë në karrierën e saj të modelingut”, ka raportuar një burim për revistën “Heat”.

Lewis, 30 vjeç dhe Kendall janë takuar për herë të parë në “Javën e Modës në Paris” dhe duket se shkak për këtë lidhje ka qenë nëna e Kendall, Kris Jenner.

Lajme të ngjashme

Back to top button