fbpx

Kryediplomati grek viziton Tiranën në fund të qershorit

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias pritet të vizitojë Shqipërinë në fund të muajit qershor. Vizita në Tiranë e shefit të diplomacisë greke do jetë pjesë e një turi që Kotzias do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.

Kotzias do të vizitojë po ashtu Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Shkupin, me qëllim forcimin e bashkëpunimit raporton Ora News.

Ndërkaq për mediat greke ministri ka thënë se me marrjen e detyrës,ka marrë dy ftesa një nga Beogradi dhe një nga Tirana, dhe ka vendosur që ti zhvillojë në një kohë vizitat për të shmangur interpretime të ndryshme.

Sipas Ministrit të Jashtëm grek, gjatë takimeve në kryeqytetet fqinje, do të shqyrtohen edhe problemet ekzistuese në marrëdhëniet dypalëshe, ku Athina do të shprehë predispozicionin pozitiv për zgjidhjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button