Ivanov në Samitin e presidentëve në Budvë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov prej sot do të marrë pjesë në Samitin e presidentëve të procesit Bërdo-Brioni, i cili mbahet në Budvë.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian, projektet infrastrukturore dhe siguria energjetike janë pjesë nga temat kyçe të takimit të sivjetshëm të liderëve të “Procesit Bërdo-Brion.

Është paraparë që presidenti Ivanov të marrë pjesë në darkën e punës të vendeve anëtare të “Procesit Bërdo-Brion”, do të ketë fjalim në sesionin plenar të Samitit dhe të realizojë takime me presidentët nga rajoni.

Në takimin, krahas presidentit Ivanov do të marrin pjesë edhe presidentët i Shqipërisë, Bujar Nishani, Kosovës, Atifete Jahjaga, Malit të Zi, Filip Vujanoviq, Austrisë, Hajnc Fisher, Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq, Sllovenisë Borut Pahor, Serbisë Tomislav Nikoliq, si dhe kryesuesi me Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës, Mladen Ivaniq.

Lajme të ngjashme

Back to top button