OKB: Bisedimet për krizën në Jemen do të fillojnë më 14 qershor

Sekretariati i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se bisedimet e paqes për t’i dhënë fund konfliktit dhe krizës në Jemen do të fillojnë më 14 qershor në Gjenevë të Zvicrës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë thuhet se presidenti jemenas, Abdurabbu Manosour Hadi dhe pala e tij kundërshtare në kryeqytetin jemenas në Sana kanë rënë dakord për propozimin e negociatave dhe i kanë konfirmuar të dërguarit të posaçëm për Jemenin, që do të dërgojnë në Gjenevë delegacionet negociatore.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se partitë politike në Jemen kanë futur në fuqi thirrjen e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mun për të filluar negociatat pa parakushte dhe se të gjitha vendet në rajon të kontribuojnë në krijimin e një klime të favorshme për suksesin e negociatave.

OKB-ja edhe një herë bën thirrje për një armëpushim humanitar për popullatën dhe shpreson që një armëpushim i tillë mund të kontribuojë për një rezultat më pozitiv të negociata.

Kujtojmë se bisedimet e paqes për krizën në Jemen do të mbaheshin më 28 maj, por ato u shtynë dy ditë para fillimit të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button