Gostivari sot luan 90 minutat për Ligën e Parë

Sot luhen ndeshjet e kthimit të balotazhit pas së cilave do të mësohen edhe paqartësitë e fundit rreth ekipeve të cilat sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Parë dhe të Dytë të futbollit të Maqedonisë.

Gostivari dhe Horizont Turnova përballen në Probishtip pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë. Gostivari shpreson që të avansojë në Ligën e Parë për tu rikthyer aty pas një viti pauzë, ndërsa Horizonti kërkon të ruajë statusin në elitë.

Në program janë edhe tri ndeshje kthyese të balotazhit për kompletimin e Ligës së Dytë. Sipas paralajmërimeve që vijnë nga Kërçova, KF Zajazi nuk do të zhvillojë ndeshjen e kthimit me Euromilkun në Shtip, për shkak të referimit skandaloz në ndeshjen e parë kur me ndikim të arbitrave Zajazi pësoi humbje të thellë me rezultat 4:1. Kështu Euromilku siguron mbijetesën, mirëpo në një mënyrë skajshmërisht skandaloze dhe me ndihmë nga faktorë të jashtëm. Veleshta në Prilep përballet me Lubancin me shpresa minimale pas humbjes 4:1 në takimin e parë. Në të njëjtën situatë është edhe Bellasica, e cila në Shkup takohet me Pobedën që ka 3 gola epërsi, pas fitores 4:1. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00. / Portalb /

Balotazhi për Ligën e Parë:
Gostivari – Horizont T. 1:1
Balotazhi për Ligën e Dytë:
Veleshta – Lubanci 1:4
Euromilku – Zajazi 4:1
Bellasica – Pobeda 1:4

Lajme të ngjashme

Back to top button