Liria përsëri dominoi në “Mentaz Allajbegu”

Legjenda e mundjes shqiptare, i ndjeri Mentaz Allajbegu është nderuar pë të dytin vit me rradhë me organizimin e turneut tradicional nga ana e Klubit të Mundjes Liria. Halit Osmani i Klubit të Mundjes Liria fitoi çmimin ‘Mundësi më i mirë i turneut’.

Mundësi më i mirë vendas doli Fati Vejseli i KM Liria, kurse mundësi më i mirë i huaj u shpall Hans Mala nga Shqipëria. Në konkurencë ekipore më e suksesshme doli Liria me 62 pikë, Kosova u rendit e dyta më 22 pikë, ndërsa në vend të tretë u ndal Klubi i Mundjes Shkupi me 12-të pikë.

Mbi 70-të garues nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova morrën pjesë në edicionin e dytë të turneut ‘Mentaz Allajbegu’, duke nderuar kështu figurën e profesorit të ndjerë e që i dha shumë këtij sporti duke nxjerë sportistë të shumtë me suksese ndërkombëtare. Turneu solli lufta interesante nga talent të këtij sporti, ndërsa organizatorët nuk fshehën kënaqësinë nga pjesëmarja, kualiteti dhe rrjedha e turneut.

“Fillimisht kisha dashur të potencoj se jam i lumtur që për herë të dytë KM Liria dhe unë si kryetar arritëm të organizojmë turneun. Siq e patë kishte kualitet shumë të lartë të mundësve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Turneu përfundoi në nivelin e duhur. Shpresoj dhe mendoj që vitet tjera të arrijmë këtë turne ta futim në kalendarin e FILA-s, për të rritur vlerën e turneut, pasi vërtetë i ndjeri, legjenda Mentaz Allajbegu është një emër i madh. Në garat e sotme u befasuam pasi kishte kualitet të lartë të pjesëmarësve dhe vlerëosjmë se ky turne meriton të jetë në kalendarin e FILA-s“, deklaroi kryetari i KM Liria, Betim Vrenezi.Duke pretenduar që ky turne të mbetet tradicional, KM Liria mes garuesve me mirënjohje nderuan edhe sponsorët dhe mediat që mbështesin këtë eveniment.

Lajme të ngjashme

Back to top button