Një buzëkuq trend dhe ndryshe, ja risia

Në këtë stinë, nuk keni për ta besuar, por në modë dhe trend janë buzëkuqët e errët, të cilët përfshijnë sfumaturat gotike si lejlaja, por ai që është mbreti i mbretërve, sau takon buzëkuqëve, është me ngjyrë të zezë.

Këtë e kemi parë në pasarfelat dhe modelet e Tom Ford, Giles Deacon e Marc Jacobs, të cilët kanë përdorur të kuqin e zi për një pamje elegante dhe jo vetëm klasike.

“Bëhet fjalë për buzëkuqin më në modë gjatë kësja stine. Buzët ngjyrë të zezë do të jenë të preferuarat e femrave dhe ato bëjnë mirë që ta aplikojnë atë pa pasur asnjë drojë apo frikë se do të duken të çuditshme apo jashtë normales”,- ka thënë Beth Margetts, profesoreshë në London Makeup School./noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button