SHGM me iniciativë për lirimin e gazetarit Kezharovski

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënoi vendimin e Këshillit penal në Gjykatën Themelore në Shkup, e cila për pesë herë me radhë vazhdoi paraburgimin për gazetarin Tomisllav Kezharovski, i akuzuar për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur.

Nuk është e qartë pse gjykata është e bindur se arrestimi është i nevojshëm, kur në dispozicion kanë edhe masa të tjera të buta, siç është paraburgimi shtëpiak, ndalesë për lëshimin e vendlindjes, detyrim për tu paraqitur në prokurori, marrja e pasaportës etj.

Legjislacioni ynë dhe standardet ndërkombëtare për shqiptimin e paraburgimit, insistojnë që paraburgimi të reduktohet në një kohë sa më të shkurtër dhe të ketë arsyetim të pranuar. Nga ana tjetër, Kezharovski i plotëson kushtet që të mbrohet në liri.

Habit fakti që gjykata i injoron të gjitha thirrjet nga organizatat e vendit dhe ato ndërkombëtare, të cilat janë të shqetësuara që gjykata shqipton masa joproporcionale për qëllimin që dëshiron ta arrijë. Me këtë shkelet liria e të shprehurit dhe mediumeve u imponohet vetë-censurim.

Ju kujtojmë se më 2 shtator, deri te Ministria e drejtësisë kemi paraqitur Iniciativë për liri nga ndjekja e gazetarit Kezharovski, për të cilën ende nuk kemi marrë përgjigje.

E inkurajojmë Ministrinë e drejtësisë që seriozisht ta shikojë iniciativën tonë sepse me këtë qeveria do të tregojë se me ndjeshmëri të veçantë i trajton pyetjet që kanë të bëjnë me lirinë e të shprehurit.

Përveç kësaj, ua paraqesim edhe kërkesën për lirinë nga ndjekja e gazetarit Tomisllav Kezharovski e cila është dorëzuar në Ministrinë e drejtësisë, zëvendëskryeministrin Fatmir Besimi dhe deri tek presidenti, Gjorge Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button