Microsoft: Security Essentials ofron mbrojtje “bazë”

Microsoft Security Essentials ka pasur një kohë të vështirë me testet e anti-viruseve për një farë kohe dhe tani, Microsoft ka pranuar më në fund se softueri i sigurisë nuk është i mjaftueshëm për të mbrojtur përdoruesit në nivel të lartë.

Security Essentials u prezantua në 2009 për të siguruar mbrojtje falas nga viruset dhe programet keqbërëse për përdoruesit e Windows. Ai është bërë anti-virusi më i përdorur për Windows që atëherë.

Microsoft e ka përkrahur në mënyrë aktive këtë softuer dhe e ka integruar atë brenda Windows 8 si pjesë e mbrojtës për Windows. Megjithatë, dështimet konsistente në pastrimin e testeve AV, kanë ngritur shqetësime nga përdoruesit në kohët e fundit.

Holly Stewart, menaxhere e lartë e qendrës Microsoft Malware Protection, ka thënë në një intervistë se Security Essentials është menduar për të siguruar mbrojtje “bazë” dhe rekomandon që përdoruesit të instalojnë një anti-virus tjetër për siguri më të mirë nga kërcënimet e avancuara.

Sipas Stewart, “bazë” nuk përkthehet si mbrojtje e keqe, por më tepër një cilësi e lartë themelore për ata përdorues të cilët nuk duan të blejnë një anti-virus tjetër për kompjuterët e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button