Ça keni Z. Mehmeti?!?

Zonja Mehmeti, se keni dështuar, këtë të gjithë e dinë, por keni dështuar aq shumë sa që edhe ju e pranoni dhe jam i bindur se ndjenjën e dështimit e bartni me vete kudo që shkoni.

Si student që studioj pushtetin e katërt, ‘mund ta quajm si të tillë në disa vënde perendimore, por asnjëher në vëndin që ju mbani post’, njëashtu pushtet i cili po në vëndin që mbani post “përshëndetet” me buqeta me lule dhe me “letra motivuese”, nuk mbetet gjë tjetër pos të shkruaj për 15 vitet e juaja në pushtet, disa prej të cilave tani po kritikohen nga ju, duke marr mbi vete një “risk”, që qëllimin e “riskut” e kuptuam ende pa filluar mirë.

Vallë ç’na u desht një koalicion me një diktator që qëllimi i tij ishte dhe është që të mbetet vetëm në pushtet, apo kjo dëshirë është prezente edhe tek ju?

Si mund t’ju quajm pjesë e qeverisë, ku asnjë nga bashkëpartiakët tuaj nuk ishte i informuar për aksionin në Kumanovë, dhe kryetari i juaj e kupton pasi zgjohet nga gjumi?
Vallë a keni ndërgjegje për tmerrin e përjetuar nga familjet e terrorizuara?

Pyetje të panumërta që asnjëher nuk do të kenë përgjigje nga ana juaj, por përgjigjet i kemi marrë vetvetiu.

Pse vallë na datyroni të besojmë se ai që duhet të qeverisë me shqiptarët duhet të jet i fortë, por asnjëher demokrat?

E pranuat që kjo qeveri e ka ndaluar zbatimin e Marveshjes së Ohrit, dhe ju përsëri kërkoni tërheqjen e partisë maqedonase nga qeveria, kurse ju të ngeleni brënda saj?
Është Gruevski ai që përkundër përgjimeve skandaloze duke dëmtuar dukshëm imazhin e tij, nuk del nga qeveria, apo ju jeni më të etur për pushtet se sa ai?

E përkrahët projektin “Shkupi 2014” duke besuar se do të jet në dobi të qytetarëve ky projekt multimilionësh, apo keni besuar se edhe ju jeni një ndër statujat brënda saj?

Keni reaguar fuqishëm ndaj aksionit në Kumanovë, por ç’ndodhi ndaj rastit “Monstra”, dhe për shumë aksione tjera që kam vështirësi t’i përmendi dhe ti ke turp ti dëgjosh, apo reaguat “alla Blushi” që të nxirni nga balta partinë tuaj dhe të quheni shpëtimtare nderi?

Si mund të zbatohet MO – Marveshja e Ohrit, kur MP – Marveshjet Personale qëndrojnë para saj?

Pas 14 vitesh nga Marveshja e famshme e Ohrit, ne ende flasim për gjëra elementare, për flamurë, për gjuhë etj…, në vënd se të flasim për çështje ekonomike.

Strategjinë e Blushit “më mirë të vetëkritikohem se sa të jem i kritikuar”, nuk po imitohet bukur nga ju, ndoshta edhe sepse i humbi efekti magjepës-mashtrues që kishte.

Por edhe nëse dikush na quan popull mediokër është se ju na bëtë të tillë, por asnjëher ne vetëvetiu.

Si duket ne si qytetarë të këtij vëndi, duhet të mësohemi të jetojmë me këtë qeveri, dhe ky popull duhet të kuptojë që kjo qeveri nuk mundet të jetojë pa korrupcion dhe manipulim.

Për fund, si e gjithë partija juaj ashtu edhe ju e meritoni përshëndetjen time “alla Fevziu”,

Pa asnjë llojë respekti për ju, si për çdo njeri që përkrah izolimin.

Behar Osmani, student pranë Univerzitetit Shtetërorë të Tetovës – Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button