U mbajt ceremonia e absolventëve të USHT-së

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi mori pjesë në ceremoninë e shënimit të diplomimit të studentëve të viteve të fundit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.  Ademi me këtë rast theksoi se numri i 1446 absolventëve, tregon se USHT-ja është ndër universitetet më të suksesshme në Republikën e Maqedonisë.

„Para Jush është një periudhë e re e jetës. Me marrje të diplomës në duar, ju do të keni mundësi të punoni atë që ju dëshironi, atë që ju keni zgjedhur të jetë profesioni i juaj i jetës gjatë regjistrimit në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Unë jam i bindur se në sajë të aftësive profesionale që ju posedoni, shpejt do të punësoheni. Disa nga Ju do të vazhdojnë arsimimin e tyre në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve. Midis tyre mund t ë jenë profesorët e ardhshëm të cilët do të vazhdojnë traditën e suksesshme të stafit aktual të këtij Universiteti, ose do të ligjerojnë në disa nga Universitetet më të njohura në botë“, tha Ademi.

U mbajt ceremonia e absolventëve të USHT-së

Ademi iu drejtua edhe stafit akademik duke u falënderuar që edukojnë studentë cilësor që zhvillohen në personalitete pozitive që mendojnë me kokën e tyre  dhe vetë krijojnë të ardhmen e tyre.

U mbajt ceremonia e absolventëve të USHT-së

Lajme të ngjashme

Back to top button