iPhone 6S prezantohet më 25 shtator, por mund të porositet prej 18 shtatorit?

Derisa spekulimet e shumta sugjerojnë se gjenerata e re e telefonit të Apple, iPhone do të vijë gjatë këtij viti, një raport i ri pretendon se modeli i ardhshëm i iPhone do të prezantohet më 25 shtator.

Sipas Business Insider thuhet se data e lansimit zyrtar të modelit të ri të Apple iPhone do të jetë 25 shtatori i këtij viti.

Business Insider e bazon pohimin e saj në një email të cilin thotë se e ka parë nga Vodafone UK, të cilën kjo e fundit ia ka dërguar punonjësve të saj, duke thënë se 25 shtatori do të jetë dita e prezantimit të iPhone, ndërsa paraporositë për telefonin do të fillojnë më 18 shtator.

Mirëpo në këtë raport nuk thuhet asgjë për emërtimin që do ta ketë modeli i ri i iPhone. Por më herët kanë qarkulluar zëra që pretendonin se varianti më i ri i telefonit të Apple do të quhet iPhone 6S më shumë sesa iPhone 7.

Sa i përket specifikave, është thënë se përpos tjerash iPhone 6S do të vijë me 2GB për dallim nga paraardhësi i tij që ofron vetëm 1GB RAM, bashkë me SIM kartelën universale.

Lajme të ngjashme

Back to top button