Në liqenin e Ohrit, sërish varkë tradicionale prej druri (Foto)

Varka tradicionale prej druri sërish lundron në ujërat e liqenit të Ohrit.

Institucioni “Fabrikë dhe muze” bazuar në normat e mjeshtërve të aftë të dikurshëm, e përpunoi varkën në të cilën bashkangjiti edhe copëzat e vjetra të varkës së vetme origjinale të ruajtur, mbi të cilën kishte rënë një shkëmb nga muri i shtëpisë së familjes Robevci para një dekade dhe e kishte shkatërruar të tërën.

“Ishte sfiduese të ndërtohet varka 5 metërshe nga pisha e bardhë, për të cilën u përdorën edhe fotografi të vjetra, sepse kjo zeje ka kohë që kur është zhdukur”- thonë nga “Fabrika dhe Muzeu i Ohrit”.

“Edhe pas Luftës së Dytë Botërore akoma ekzistonin ata varka, megjithatë me zhvillimin e turizmit dhe teknologjive të reja për përpunimin e anijeve prej metali, varka gradualisht u la në harresë.”- deklaron Goran Patçe, nga “Fabrika dhe muzeu i Ohrit”.

Varkën e vjetër e cila arrinte përmasa edhe deri në 9 metër, nuk e përdornin vetëm peshkatarët. Shëtitjet në liqen me të ishin një atraksion i vërtetë. “Varka përtej asaj që e quajmë ‘Varkë peshkimi’, shërbente edhe për tregti, bartje të njerëzve biles edhe për festa të ndryshme e dasma.  Në të ishte shtuar një verandë e posaçme, ku shëtisnin mysafirë”- shton Goran Patçe.

Goran thotë se varka, përpunimi i së cilës kushtoi 4,000 euro, zgjoi interesim të madh te disa familje vendase dhe janë të gatshëm të investojnë për ndërtimin e disa varkave komerciale.

Harxhimet për varkën që e përpunoi “Fabrika dhe muzeu” janë donacion nga Qeveria suedeze. Ajo do të ekspozohet në oborrin e familjes Robevci, në një ambient autentik, ku dikur peshkatarët i thanin rrjetet. Ndërsa varka e fundit ishte ndërtuar para 25 viteve, për nevojat e një muzeu britanik.

varka-0

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button