Aqua Parku hapet javën tjetër

Më 10 qershor do të hapet Akua parku i cili do të punojë në kuadër të qendrës sportive “Boris Trajkovski”. Vizitorët edhe gjatë këtij sezoni do të mund t’i shfrytëzojnë ndonjërin prej dhjetë toboganëve gjegjësisht “bumerangun”, spejs ball”, topoganin me efekte nate, pishinën me valë, lumin e qetë.

Akua-parku do të punojë çdo ditë prej orës 10 deri në orën 20, ndërsa për sigurinë e vizitorëve edhe sivjet do të kujdesen 36 shpëtues nga Kryqi i Kuq. Bileta do të kushtojë 300 denarë, ndërsa do të ofrohet edhe paketë familjare për katër persona për 1.000 denarë.

Biletat për fëmijët nën moshën 13-vjeçare do të jenë 200 denarë, ndërsa biletat për fëmijët nën moshën 4-vjeçare do të jenë falas. Për vizita në grupe të mbi 30 personave do të ketë zbritje prej 30 për qind. Në kuadër të akua-parkut do të punojnë edhe tre kafene dhe një restorant.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button