Subvencione për amvisëritë që do të vendosin kolektorë diellorë

­ Përmes tërheqjes publike Ministria e Ekonomisë sot i zgjodhi qytetarët të cilët këtë vit fituan subvencion për blerjen e sistemeve të kolektorëve diellorë.

Për kthimin e një pjese nga mjetet e investuara në kolektorët diellorë janë parashtruar mbi 2.400 kërkesa. Nga buxheti shtetëror për subvencionim vjetor janë ndarë gjashtë milionë denarë. Qytetarët, emrat e të cilëve janë tërhequr do të marrin subvencione në vlerë deri 30 për qind nga investimi i përgjithshëm, por jo më shumë se 300 euro.

“Vazhdojmë me realizimin e projektit për përmirësimin e standardeve të qytetarëve me përmirësimin dhe uljen e shpenzimeve në segmentin e energjetikës. Ministria e Ekonomisë si në vitet parapake edhe këtë vit do të paguajë një pjesë nga shpenzimet për vendosjen e kolektorëve diellorë deri në 30 për qind apo vlerë absolute deri 300 euro”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.

Interesi për realizimin e këtij projekti, sipas tij, është shumë i madh. Duke pasur parasysh se janë parashtruar mbi 2.400 kërkesa, ndërsa në programin për këtë qëllim janë ndarë vetëm gjashtë milionë denarë, në interes transparencës, zgjedhja bëhet përmes tërheqjes. Analizat tregojnë se një familje me kolektor të vendosur diellor mund të kursejë 2.400 kilovat orë energji elektrike në vit, gjegjësisht 13.000 denarë. Ministria e Ekonomisë e zbaton projektin për ndarjen e subvencioneve për kolektor diellor nga viti 2007.

Lajme të ngjashme

Back to top button