Kryetari i PPD-së ka realizuar një takim me ambasadorin e Italisë

Dje në lokalet e Ambasadës së Italisë në Shkup kryetari i PPD-së Nexhat Bexheti ka realizuar një takim me  zotëri Ernesto Massimo Bellelli, ambasador.

Ambasadori Bellelli u informua nga ana e kryetarit të PPD-së në lidhje me qëndrimet e PPD-së për situatën aktuale të krizës politike në Maqedoni duke theksuar se PPD është e prirur që sa herë që cënohet demokracia dhe instalohen diktaturat ajo aktivisht ti luftojë. Në këtë vazhdë është edhe përkrahja e protestave të 17 majit organizuar nga lideri i LSDM-së Zaev si dhe qëndrimi për të qenë pjesë aktive e marshit gjithëpopullor organizuar nga Lëvizja « Besa ».

Ambasadori Bellelli nga ana e tij informoi se Italia  si dhe BE-ja e japin kontributin e tyre maksimal të zgjidhet sa më shpejtë kriza politike sepse eskalimi i mëtejmë i krizës në Maqedoni do ti dëmtonte tepër proceset integruese të vendit dhe do të kishte konseguenca edhe më të gjëra.

Lajme të ngjashme

Back to top button