8 arsyet pse jeni ende single, kur nuk doni të jeni…

Pas verës, ne shpesh ndiejmë një kohë ndryshimi, rritjeje, përkushtimi në punë, por edhe një dëshirë për të filluar projekte të reja dhe ndoshta një marrëdhënie të re. Por motivet për të cilat një marrëdhënie mund të mos funksionojë janë të shumta dhe ky zhgënjim mund të shkaktojë frustrim, ndjenjë vetmie, por edhe turp. Le të shohim bashkë tetë motivet për të cilat ju keni vështirësi të gjeni personin e duhur, për të krijuar një histori dashurie:

Ndiheni shumë pak të meritueshëm

Disa studime kanë treguar se ne kemi tendencë të zgjedhim partnerë që janë të ngjashëm me ne, apo në mënyrën se si ne e shohim veten. Kështu që, nëse nuk kemi vlerësim për veten apo nëse e gjykojmë veten në mënyrë negative, do të kemi probleme në krijimin e një raporti sentimental.

Dëshironi vazhdimisht të risiguroheni

Mund të ndodhë që një dëshirë e madhe për të qenë të sigurt e shtyn pa dashje tjetrin të trulloset. Pasiguria lë pak ose asnjë hapësirë për të krijuar një marrëdhënie reciproke të shëndetshme. Ju duhet të “punoni” për të kuptuar se nevoja juaj për siguri ka arritur një nivel shumë të lartë.

Ndiheni perfekt

Kur ishit fëmijë, keni marrë shumë komplimente dhe prindërit prisnin nga ju përsosmëri. Me kalimin e kohës këto përvoja kanë krijuar një “zë” në kokën tuaj, që ju thotë se partnerët e mundshëm nuk janë të mirë për ju. Madje nuk u jepni atyre as edhe një mundësi. Duhet të zbrisni nga piedestali dhe ta pranoni personin që pëlqeni në të gjitha aspektet.

Keni mbi vete shumë presion

Jeni nën “presionin” e familjes, që dëshiron një person pranë jush, duke qenë se miqtë tuaj janë të gjithë të lidhur. E gjithë kjo ju ka krijuar frikë rreth faktit se mund të mbeteni vetëm përgjithmonë. Madje ky lloj presioni mund të krijojë tek ju turp, dëshpërim dhe mund t’ju “detyrojë” të bëni një zgjedhje të gabuar. Kuptojeni këtë lloj presioni, pasi ky është hapi i parë për të fituar.

Jeni “djegur” nga marrëdhëniet e kaluara

“Djegia” nga marrëdhëniet e kaluara mund të krijojë vështirësi në krijimin e besimit te një e re. Pavarësisht se dëshironi të lidheni, keni vështirësi të gjeni personin e vërtetë. Gjithashtu keni probleme me vetëvlerësimin. Jeni të kushtëzuar nga e kaluara juaj, e cila nuk ju lejon të keni një të ardhme.

Sabotoni të gjitha lidhjet e mundshme

Në të kaluarën keni bërë gabime të cilat kanë thyer një ose më shumë marrëdhënie të rëndësishme dhe ju keni frikë t’i bëni sërish ato gabime. Kështu që, për të mos provuar më ato ndjesi të këqija, vendosni të largoheni nga një marrëdhënie e re, për të thënë se “Të pata thënë, jam personi i gabuar”.

Keni trauma

Nëse keni trauma, qoftë edhe nga një marrëdhënie e dështuar, ju mund të bëheni shumë dyshues dhe mosbesues. Është shumë e rëndësishme të gjeni personin e duhur, i cili do t’ju ndihmojë ta kapërceni traumën.

Keni humbur shumë raste

Jeni një person i mrekullueshëm, seksi, tërheqës, por keni humbur shumë raste. Nuk keni pasur asnjëherë një marrëdhënie domethënëse, sepse nuk keni gjetur kurrë personin e duhur apo se e keni lënë atë të shkojë. E gjithë kjo mund t’ju krijojë frustrim dhe zhgënjim. Por mos e humbni shpresën, jetojeni çdo ditë dhe “dera” do të hapet papritmas.

Lajme të ngjashme

Back to top button