HERA – Gjykata kushtetuese të ndalë ligjin për abortin

Organizatat joqeveritare HERA, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, si dhe Koalicioni për mbrojtjen e të drejtave seksuale të bashkësive të margjinalizuara , ngritën sot procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit të ri për abort.

Asterud thotë se po qe se do të mund të fliste ligji do ta thoshte këtë “po, unë nuk e kontestoj të drejtën kushtetuese të gruas që të mund vetë të kryejë ndërprerje të shtatzënisë, megjithatë e pamundësoj dhe tërësisht e parandaloj, me kapric të Ministrisë së Shëndetësisë, gjegjësisht pushtetit ekzekutiv”.

Sipas saj, kulmi i ligjit është anulimi i të gjitha vlerave në të cilat bazohet shteti bashkëkohor i Maqedonisë, gjegjësisht parimi i barazisë mes gjinive. Iniciatorët dhe Asterud shprehën shpresë se Gjykata Kushtetuese do ti pranojë argumentet e tyre.

“Shpresojmë se Gjykata Kushtetuese do ta pranojë këtë argumentim, ato janë argumente të qarta dhe solide dhe se jenë në mbrojtje të Kushtetutës së Maqedonisë, por edhe më shumë për ne, sepse do ta mbrojnë barazinë kushtetuese të grave dhe burrave dhe të drejtën kushtetuese që lirisht të vendos për lindjen e fëmijëve”, thonë iniciatorët.

Deputetët me procedurë të shkurtuar e miratuan ligjin para dy muajsh edhe pas protestave nga organizatat joqeveritare të cilët kërkuan që të tërhiqet propozimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button