Juventusi do ta sulmojë Barcën

Juventusi do të luaj nesër finalen e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës së Barcelonës dhe me këtë rast trajneri bianconer, Massimiliano Allegri ka thënë se duhet t’i shfrytëzojnë pikat e dobëta të kundërshtarit.

“Jam munduar që ta përmirësojë një ekip që tashmë ishte në një nivel të lartë. Ne filluam sezonin me një objektiv, që të arrijmë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por tani jemi në finale. Pra tani duhet të jemi të parët”, deklaroi Allegri.
“Si t’i ndalim Messin, Suarezin dhe Neymarin, kjo është pyetja e zakonshme. Ne duhet të jemi shumë të mirë, por gjithashtu ne nuk mund të pranojmë që thjeshtë të tërhiqemi. Ne duhet të shënojmë”.

“Ne duhet të sulmojmë dobësitë e tyre. Ata i kanë disa si të gjithë të tjerët. Duhet të mendojmë si të shënojmë dhe të jemi teknikisht shumë të mirë sepse gjithashtu edhe Barcelona janë shumë të mirë teknikisht” ka përfunduar Allegri.

Lajme të ngjashme

Back to top button