Kongresi i Vienës dhe Ballkani 200 vite më pas (1815-2015)

Sot në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, u mbajt konferenca me temë: “Kongresi i Vienës dhe Ballkani, 200 vite më pas” organizuar nga Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare dhe Klub Alpbach Maqedoni me mbështetje të Ambasadës së Austrisë në Shkup.

Organizimi i kësaj konference ishte mjaft i rëndësishëm për vet situatën që po kalon Maqedonia, Ballkani dhe Europa në përgjithësi.

Por, edhe 200 vite më pas, tensionet në Ballkan nuk janë ulur dhe interesat e shteteve të mëdha vazhdojnë ende të përplasen mbi vendet e Ballkanit Perëndimor. Hulumtuesit vlerësuan se SHBA-të dhe BE-ja duhet të garantojnë demokratizimin e mëtejshëm të këtyre vendeve dhe u pajtuan se në Ballkan ka interesa më të mëdha të cilave nuk u intereson stabiliteti i rajonit.

“Kemi organizuar këtë konferencë duke dhënë mesazhe të qarta shkencore për politikanët e rajonit e sidomos të Maqedonisë për orientimin Euroatlantik. Sot Maqedonia po përjeton momente mjaft delikate e cila e vëndon në pikëpyetje vullnetin e qytetarëve për një Maqedoni Europiane, theksoi organizatori i konferencës, Drejtori i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare Prof.dr. Ylber Sela.

“Përveç SHBA-së dhe BE-së, në Ballkanin Perëndimor ka edhe interesa të vendeve të tjera, si Rusia, Turqia, Arabia Saudite, Katari e Kina, të cilat si kurrë më parë janë të involvuara këtu. Nuk them se këto vende duhet të largohen, por them se ato, për shkak të interesave të tyre, mund të ndikojnë negativisht ose të destabilizojnë rajonin. NATO dhe BE duhet t’i afrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, të mos zbatojnë politikën të ashtuquajtur shuplakë, sepse kjo politikë ishte joadekuate në disa vende, e në veçanti në Maqedoni. Vetëm anëtarësimi në NATO dhe BE do të demokratizojë shoqëritë e Ballkanit Perëndimor” deklaroi profesorja nga universiteti i Zagrebit, Lidija Vukadinoviç.

Poashtu konferencës iu drejtuan edhe Ambasadori i Austrisë në Maqedoni Dr. Thomas M. Baier, Zëvendës presidentja e Parlamentit European Znj. Ulrike Lunacek nëpërmejt video-konferencës, Kryetari i Komunës së Çairit z.Izet Mexhiti, Kryetari i Asociacionit Austriako-Kosovar z.Gunther Fehlinger, presidenti i Klub Alpbach Maqedoni z.Pishtar Lutfiu si dhe hulumtues nga rajoni dhe vendet e Bashkimit Europian.

Lajme të ngjashme

Back to top button