Izraeli kryen sulme ajrore ndaj dy lokacioneve të Hamasit në Gaza

Forcat ajrore izraelite sot kanë kryer sulme në dy lokacione të Hamasit në Gaza në shenjë hakmarrje për sulmet palestineze ndaj Izraelit jugor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një dëshmitar anonim për AA tha se Izraeli ka kryer sulme në dy lokacione të krahut të armatosur të Hamasit, brigadës Ezzeddin al-Qassam, pozicionet e së cilës ndodhen në perendim dhe në jug të Gazës.

Sipas dëshmitarëve okularë, ushtria izraelite filloi bombardimin disa orë pasi, siç pretendojnë nga Rripi i Gazës janë shkrepur dy raketa në pjesën jugore të Izraelit.

Lajme të ngjashme

Back to top button