Panik tek adhuruesit e Nutellës, pritet shtrenjtim i madh

Adhuruesit e më të famshmit produkt çokollator në botë për lyerje të bukës – Nutella – janë në ankth për shkak se prodhimi i zvogëluar i lajthive si pasojë e kohës së ftohtë mund të ndikojë në rritjen e madhe të çmimit të të mrekullueshmes Nutella, njofton Klan Kosova.

Çmimi i lajthive është rritur për 65.5% gjatë vitit të kaluar, kurse vetëm në muajin e kaluar rritja shënoi 7.7%, pasi të mbjellat në Turqi u goditën nga moti i keq.

Po ashtu, çmimi i kakaos vjet është ngritur për 9.2%, gjë që edhe më shumë i trazon të gjithë ata që nuk mund ta konceptojnë jetën pa çokollatë dhe produkte të saj.

Kompania italiane Ferrero, e cila e prodhon Nutellën, vitin e kaluar e ka blerë prodhuesin më të madh botëror të lajthive, Oltan Group, në Turqi.

Turqia prodhon 70% të lajthive në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button