Gruevski i ankohet OSBE-së për krizën politike

Kryeministri Nikolla Gruevski zhvilloi një takim të veçantë me përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore dhe Vienë, Roberto Bateli dhe Andreas Notele, ku ai theksoi aspiratat për në BE dhe NATO, transmeton TetovaSot.

Sipas njoftimit të qeverisë, bashkëbiseduesit kanë vënë në dukje zhvillimin pozitiv të bashkëpunimit në mes vendeve dhe OSBE-së dhe se Gruevski e falënderoi për rolin aktiv të OSBE-së në zbatimin e reformave dhe masave për qëllime strategjike.

Në takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, ku bashkëbiseduesit theksuan nevojën e sjelljes së përgjegjshme, angazhimit të hapur të subjekteve në të cilën është konstatuar nevoja dhe pritjet për një zgjidhje të shpejtë. Përfaqësuesit e OSBE-së i kanë përshëndetur përpjekjet për të zgjidhur krizën politike, si dhe dialogun që zhvillohet në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme

Back to top button