Thaçi: PDSH do të vazhdojë me politikat konstruktive

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot takoi ambasadorin e Polonisë në vend,  Jacek Multanovski.

Në këtë takim siç u informua është diskutuar për situatën aktuale politike, ngjarjet e fundit si dhe për mundësitë e daljes nga kriza aktuale në vend.

Kryetari Thaçi e njoftoi ambasadorin e Polonisë Jacek Multanovski me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe proceseve që zhvillohen për daljen nga kriza aktuale, si dhe për ofertën e PDSH-së që do të zgjidhnin problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

“Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë me politikat konstruktive dhe të përgjegjshme, për të dhënë kontributin e saj maksimal në këto procese”, ka deklaruar Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button