Pagat mesatare në rajon, Maqedonia e fundit

Maqedonia vazhdon të jetë vendi me pagat mesatare më të ulëta në Ballkani Perëndimor, ndërsa paga më e lartë merret në Slloveni.

Sipas të dhënave të Anadolu Agency, të marra nga institucionet e statistikave të këtyre vendeve, që nga muaji mars paga mesatare në Maqedoni është 350.99 euro, ndërsa në Slloveni është 1008.10 euro.

Paga mesatare në Serbi që nga muaji janar 2015 është rritur me 49.73 euro, ndërsa po në të njëjtën periudhë në Kroaci paga mesatare është rritur me 28.52 euro, ndërsa në Slloveni 5.25 euro dhe në Bosnje Hercegovinë 2.05 euro.

Ndërsa për periudhën janar-mars në Malin e Zi dhe në Maqedoni është vërejtur ulje në pagat mesatare. Ku paga mesatare në Maqedoni ka pësuar një rënie me 6.83 euro, ndërsa në Malin e Zi ka pësuar një rënie me 4 euro.

Paga mesatare mujore në Kosovë, aktualisht është 360 euro. Kjo është një rritje prej 14 eurove apo 4% në krahasim me vitin 2014, kur paga mesatare në Kosovë ishte 346 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button